Raphinha rikthehet në Premier League, e kërkon top-klubi anglez
BKT
Sport

Raphinha rikthehet në Premier League, e kërkon top-klubi anglez

F.Bytyqi/RTKLive

Sulmuesi brazilian i Barcelonës, Raphinha, është i lidhur me rikthimin në Premier League.

Braziliani, i cili një vit iu bashkua katalonasve nga Leeds United, kërkohet nga Manchester City.

Fituesit e tripletës e duan Raphinhan për të zëvendësuar Riyad Mahrez, i cili tashmë është transferuar në Arabin Saudite.

Menaxheri i “Qytetarëve” Pep Guardiola brazilian e sheh lojtar ideal për të mbuluar hapësirën që ka lënë Mahrez.

Megjithatë, sulmuesi ka një kontratë të gjatë me Barcën, dhe siç raportohet, trajneri Xavi Hernandez nuk dëshiron të heq dorë nga brazilianit të paktën edhe në sezonin e ardhshëm.