Iraku dëbon ambasadorin e Suedisë, shkak djegia e Kuranit
D. Ramabaja /RTK
Iraku ka dëbuar ambasadorin suedez për shkak se ishte planifikuar djegia e Kuranit në Stokholm. Iraku e dëboi ambasadorin suedez të enjten në shenjë proteste ndaj djegies së planifikuar të Kuranit në Stokholm, që kishte shtyrë qindra protestues ta sulmonin dhe t`ia vejnë zjarrin ambasadës suedeze në Bagdad.
Një deklaratën e qeverisë irakiane thuhet se Bagdadi kishte tërhequr, gjithashtu, të ngarkuarin me punë në Suedi, kurse agjencia shtetërore e lajmeve irakiane raportoi se Iraku kishte pezulluar lejen e punës të Ericsson-it suedez në tokën irakiane.
Protestuesit anti-islamik, njëri prej të cilëve është një emigrant irakian në Suedi që dogji Kuranin jashtë një xhamie në Stokholm në qershor, kishin aplikuar dhe kishin marrë leje nga policia suedeze për të djegur Kuranin jashtë ambasadës irakiane të enjten.
Në këtë ngjarje, protestuesit shkelmuan dhe shkatërruan pjesërisht një libër që ata thanë se ishte Kurani, por u larguan nga zona pas një ore pa ja vënë flakën.
Ministri i Jashtëm suedez Tobias Billstrom tha se stafi i ambasadës ishte i sigurt, por autoritetet irakiane kishin dështuar në përgjegjësinë e tyre për të mbrojtur ambasadën.
Qeveria irakiane dënoi ashpër djegien e ambasadës suedeze, sipas një deklarate nga zyra e kryeministrit irakian Mohammed Shia Al-Sudani, e cila e shpalli atë një shkelje të sigurisë dhe u zotua të mbronte misionet diplomatike.
Por Bagdadi kishte "informuar gjithashtu qeverinë suedeze... se çdo përsëritje e incidentit që përfshin djegien e Kuranit të Shenjtë në tokën suedeze do të kërkonte ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike", thuhej në deklaratë.
Vendimi për të tërhequr të ngarkuarin me punë në Suedi erdhi ndërsa protesta në Stokholm kishte nisur, por përpara se protestuesit të largoheshin pa djegur Kuranin.
Departamenti Amerikan i Shtetit, Bashkimi Evropian, dënoi ashpër sulmin ndaj ambasadës dhe kritikoi forcat e sigurisë të Irakut për mosparandalimin e protestuesve që të shkelin postin diplomatik.
Demonstrata e së enjtes u thirr nga mbështetësit e klerikut shiit Muqtada al-Sadr për të protestuar ndaj djegies së dytë të planifikuar të Kuranit në Suedi brenda javësh, sipas postimeve në një grup Telegram të lidhur me klerikun me ndikim dhe media të tjera pro-Sadr.























