Juve kontakton yllin e Lilles
BKT
Sport

Juve kontakton yllin e Lilles

F.Bytyqi/RTKLive

Klubi italian, Juventus raportohet se është i interesuar për sulmuesin e Lilles, Jonathan David.

Ylli i skuadrës francez, duket se gjatë kësaj verë, do të bëj një tjetër hap në karrierën e tij futbollistike.

David shfaqi formë të lartë sezonin e kaluar me Lillen, duke ndezur interesimin e disa klubeve të mëdha evropiane përfshirë edhe gjigantin italian, Juventus.

Sipas medieve italiane, torinezët kanë pasur kontakte me sulmuesin e Lilles të cilin synojnë ta blejnë gjatë afatit kalimtar të kësaj verë.

 “Ka pasur kontakte mes sulmuesit të Lille-s, Jonathan David dhe Juventusit”, shkruajnë mediet italiane.

E ardhmja e David thuhet se do të vendoset brenda pak ditësh.