Wagner ka ende vlerë për Rusinë
Flutura Bekqeli /RTK
Presidenti rus, Vladimir Putin, po përpiqet të blejë kohë, ndërkohë që po punon se si të sillet me Yevgeny Prighozin, ka thënë drejtori i CIA-s, William Burns.
“Grupi mercenar ka ende vlerë për lidershipin e Rusisë në vende si Afrika, Libia dhe Siria dhe kështu kishte të ngjarë që Putin të përpiqej të ndante grupin nga udhëheqësi i tij”, ka thënë Burns.
Yevgeny Prigozhin, kreu i grupit mercenar Wagner, i udhëhoqi një kryengritje në Rusi, një muaj më parë. Kjo kryengritje ekspozoi dobësi të rëndësishme në sistemin e pushtetit që Putini ka ndërtuar, tha kreu i CIA-s, Villiam Burns. Ai i tha Forumit të Sigurisë, në Aspen, se lideri rus mund të kërkojë ende hakmarrje ndaj Prigozhinit.
“Prigozhin ka lëvizur, por që kohët e fundit, ka qenë në kryeqytetin e Bjellorusisë, Minsk, si dhe në Rusi”, tha ai kur u pyet për një video të fundit që me sa duket tregon shefin e ëagner në Bjellorusi.
Putin ka të ngjarë të përpiqet të blejë kohë ndërsa ai përpunon mënyrën më të mirë për t'u marrë me liderin e grupit Wagner, shtoi Burns.
Ky grup mercenar ka ende vlerë për lidershipin e Rusisë në vende si Afrika, Libia dhe Siria dhe kështu kishte të ngjarë që Putin të përpiqej të ndante grupin nga udhëheqësi i tij, dhe shefi i CIA-s tha se Putin mund të presë për të marrë hak.
Në fillim të këtij muaji, presidenti amerikan Joe Biden sugjeroi se ekzistonte rreziku që shefi i Wagner mund të helmohej. Një gjeneral i lartë i ushtrisë ruse, Sergei Surovikin, i cili u raportua se kishte ditur paraprakisht për kryengritjen e Wagnerit, gjithashtu nuk ka aktualisht "lirinë e lëvizjes", shtoi shefi i CIA-s.
Rebelimi ishte sulmi më i drejtpërdrejtë që Putin ka parë në 23 vitet e tij në pushtet, duke përfshirë edhe sfidimin e drejtpërdrejtë të justifikimit të Kremlinit për luftën në Ukrainë, me Prigozhin duke thënë se ajo ishte ndërtuar mbi gënjeshtra, tha Burns.
Prigozhin shpesh përmendet si "kuzhinieri i Putinit" pasi ai u bë i njohur për herë të parë pasi ofroi shërbime ushqimore për Putinin dhe ushtrinë përpara se të themelonte grupin Wagner.
Burns gjithashtu tha se nëse Ukraina bën përparime të mëtejshme në fushën e betejës, atëherë kjo mund të bëjë që më shumë rusë t'i kushtojnë vëmendje kritikës së Prigozhin ndaj luftës.























