Spanjollët votojnë në zgjedhjet që mund ta sjellin të djathtën në pushtet
BKT
Rajoni dhe Bota

Spanjollët votojnë në zgjedhjet që mund ta sjellin të djathtën në pushtet

Përgatiti: Luan Qorraj/RTK

 Qytetarët spanjollë janë duke i hedhur votat e tyre në zgjedhjet në të cilat ballafaqohen dy vizione të kundërta për të ardhmen e vendit.

Qytetarët spanjollë kanë filluar të hedhin votat e tyre në zgjedhjet e përgjithshme në të cilat ballafaqohen kryeministri socialist Pedro Sanchez dhe konservatori Alberto Nunez Feijoo i cili, në sondazhe ka shënuar përparësi të vogël ndaj Sanchez.

 Gjatë viteve të kaluara Sanchez ka krijuar një baraspeshë me separatistët bask dhe kaltalan por, lëshimet të cilat i janë bërë këtyre dy lëvizjeve po kritikohen ashpër nga konservatorët, të cilët gjithashtu kundërshtojnë politikat e imigrimit të qeverisë së Sanchez.

Edhe pse, sipas sondazheve, duket se konservatorët mund të marrin shumicën, atyre do të ju nevojitet krijimi i aleancës me ndonjë grup tjetër për të qenë në gjendje ta formojnë qeverinë.

 Feijoo tanimë ka sinjalizuar se në këtë rast konservatorët e tij do të hyjnë në koalicion me partitë ultra djathtiste duke rrezikuar kështu të ndryshojnë ashpër rrjedhën e politikës spanjolle.

Sanchez nga ana e tij shpreson se politikat e suksesshme ekonomike dhe reformat sociale do të mjaftojnë për t’i siguruar edhe një fitore zgjedhore.

 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota