13:20 / 23.07.2023
Liverpool-i po mendon për Verrattin
F.Bytyqi/RTKLive
Liverpool raportohet se ka shprehur interesim për të blerë mesfushorin e PSG-së, Marco Verratti, nëse ai është i disponueshëm për një çmim të arsyeshëm.
Italiani duket se do të shitet gjatë kësaj verë nga PSG-ja.
Sipas medieve britanike, “The Reds” janë të interesuar për ta sjellë Verratti në ‘Anfield’.
Verratti me kampionët e Francës, ka kontratë edhe tri vjet, por kjo nuk do të thotë që ai nuk do të jetë lojtar i lirë për t'u blerë.
Reprezentuesi italian kërkohet edhe nga klubi i njohur spanjoll, Atletico Madrid.
Çmimi i italianit vlerësohet rreth 40 milionë euro.























