Sulmet ruse ndaj Odesës shkaktojnë vdekjen e një civili
BKT
Rajoni dhe Bota

Sulmet ruse ndaj Odesës shkaktojnë vdekjen e një civili

L. Qorraj /RTK

Rusia ka vazhduar sulmet ajrore kundër portit ukrainas Odesa, ku u vra së paku një civil dhe u lënduan mbi 20 të tjerë.

Zyrtarët ukrainas kanë njoftuar se Rusia ka vazhduar me sulme me raketa balistike dhe fluturake pa pilot kundër portit Odesa, i cili është porti më i rëndësishëm ukrainas.

Sipas njoftimeve, edhe pse mbrojtja ajrore arriti të shkatërrojë një pjesë të madhe të raketave dhe fluturakeve të lansuara, disa prej tyre arritën të godasin caqet, duke vrarë një dhe duke plagosur mbi 20 civilë tjerë. Gjithashtu është bërë e ditur se gjatë sulmeve është goditur edhe katedralja historike e qytetit.

OKB-ja i ka bërë thirrje Moskës që të ndalojë sulmet ndaj Odesës, pasi që qendra e qytetit është shpallur trashëgimi kulturore botërore nga ana kësaj organizate.

Ndërkohë, Kievi ka kërkuar sisteme të reja të mbrojtjes ajrore për të pasur sukses të plotë në mbrojtjen e Odesës.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota