Netanyahu në spital para reformës gjyqësore
H. Osmani /RTK
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i është nënshtruar një operimi në zemër, një ditë para se të votohet për reformën gjyqësore në Izrael, e cila ka shkaktuar protesta masive në vazhdimësi në vend.
Benjamin Netanyahu, kryeministri izraelit, mbrëmjen e së shtunës është i është nënshtruar një operimi urgjent kardiak. Sipas mjekësve, kryeministri gjendet jashtë rrezikut për jetë dhe se operimi i tij ka qenë i suksesshëm. Besohet se përkeqësimi i gjendjes shëndetësore të kryeministrit Netanyahu vije si pasojë e protestave të vazhdueshme kundër reformës gjyqësore të cilat kanë përfshirë masivisht Izraelin.
Në një video fjalim para operacionit, Netanyahu tha se po ndihej mirë dhe se po dëgjon rekomandimet mjekësore.
Në 48 orët e ardhshme pritet të shihet një votim kritik mbi planet e qeverisë së tij për ndryshime në gjyqësor. Netanyahu ka shtuar se shpreson të jetë mirë në mënyrë që të jetë i gatshëm për të marrë pjesë në parlament në këto momente vendimtare për qeverisjen e tij. Votimi pritet që të zhvillohet të hënën.
Nëse ligji kalon, pritet që të hënën të ndodhin protesta pranë parlamentit dhe koalicioni aktual rrezikon gjithashtu të shkaktojë bojkot masiv të shërbimit nga mijëra rezervistë ushtarakë, duke përfshirë pilotë të forcave ajrore.
Kritikët e Netanyahut shqetësohen se reforma do të dëmtojë rëndë demokracinë e Izraelit, duke dobësuar sistemin gjyqësor. Për më tepër qytetarët po shprehen të indinjuar pasi që kryeministri, i cili aktualisht përballet me akuza për korrupsion, po përpiqet të përdorë reformën në drejtësi si shkas për të penguar çështjet e tij ligjore.























