11 persona të vdekur nga shembja e çatisë në Kinë
BKT
Foto: BBC
Rajoni dhe Bota

11 persona të vdekur nga shembja e çatisë në Kinë

Hanife Osmani /RTK

11 persona kanë vdekur nga shembja e çatisë në një palestër sportive në Kinë. Dyshohet se brenda gjendeshin një ekip volejbolli vajzash.

Dëshmitarët deklaruan se nga ajo çka kanë parë prej së afërmi, besohet se shumë prej viktimave janë fëmijë, ndonëse ende nuk është konfirmuar zyrtarisht. Vetëm tetë nga 19 personat që ishin brenda palestrës kanë mbijetuar.

Autoritetet e sigurisë kanë arrestuar pronarë të kompanive ndërtimore, sipas raportimeve mediatike.

Ata janë akuzuar se përderisa po punonin në një projekt ngjitur me palestrën, kanë hedhur një formë xhami vullkanik i cili dyshohet se shkaktoi edhe shembjen. Trajneri i ekipit të volejbollit të vajzave të shkollës së mesme u dëgjua duke thirrur emrat e nxënësve, ndërsa ekipet e shpëtimit përpiqeshin të shpëtonin të mbijetuar nën rrënoja në qytetin Qiqihar, raportoi Radio Kombëtare e Kinës.

Aksidentet në ndërtim janë të zakonshme në Kinë dhe janë fajësuar për standardet e dobëta të sigurisë dhe zbatimin e dobët.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota