Indi, 27 trupa u gjetën ndërsa 57 persona mbeten ende të zhdukur
BKT
Rajoni dhe Bota

Indi, 27 trupa u gjetën ndërsa 57 persona mbeten ende të zhdukur

Hanife Osmani /RTK

Janë ndërprerë kërkimet për të mbijetuar përderisa dhjetëra mbetën ende të zhdukur në disa fshatra të Indisë. Pothuajse të gjitha shtëpitë në rrethin Raigad janë shembur.

Njëzet e shtatë trupa u gjetën, ndërsa 57 persona mbetën ende të zhdukur pas rrëshqitjes së dheut, e cila ndodhi në një fshat në rrethin Raigad.

Përpjekjet e shpëtimit u penguan nga terreni i ashpër dhe shiu i dendur, i cili u pamundësoi përpjekjet e vazhdueshme për kërkime të mëtutjeshme. Vendimi u mor pasi u bisedua me administratën e Raigad dhe autoritetet e tjera, deklaroi një ministër i shtetit.

Vendasit dhe njerëzit e përfshirë në përpjekjet e shpëtimit deklaruan për BBC se vetëm katër deri në pesë shtëpi janë ende në këmbë në të gjithë fshatin si pasojë e përmbytjeve të mëdha.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota