Teksasi paditet për pengesën lundruese të ngritur për të penguar emigrantët
BKT
Google foto
Rajoni dhe Bota

Teksasi paditet për pengesën lundruese të ngritur për të penguar emigrantët

Ardiana Gashi / RTK

Administrata e presidentit amerikan ngriti një padi kundër Teksasit ,për një pengesë lundruese të ngritur në lumin Rio Grande për të ndaluar kalimin e emigrantëve nga Meksika.

Departamenti i Drejtësisë i kishte kërkuar zyrtarisht guvernatorit të Teksasit, Greg Abbott, të hiqte vullnetarisht pengesën, duke argumentuar se ajo ishte instaluar në ujërat federale të lundrueshme pa mbikëqyrjen e duhur federale.

Stafi i Departamentit të Sigurisë Publike të Teksasit (DPS) instaloi pengesën, e bërë nga bova të ankoruara në fund të lumit, pothuajse dy javë më parë dhe ka një gjatësi prej rreth 300 metrash.

Afati u caktua për të hënën. Por Abbott, i cili fajëson Presidentin Biden për kalimet e paligjshme përmes kufirit SHBA-Meksikë, ishte zotuar të luftonte në gjykatë për të ruajtur pengesën.

MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota