Fëmijët e Jemenit i ka kapluar trajektorja e luftës, urisë dhe varfërisë
Hanife Oamani / RTK
Jemeni vendi ku vuajtja, uria dhe varfëria nuk po gjejnë fund. Lufta e harruar atje, sipas një analize faktike nga BBC po vazhdon duke ndikuar më së shumti tek fëmijët të cilëve si pasojë u kanë mbaruar edhe ëndrrat.
Nëse vuajtja do të kishte një adresë, ajo do të quhej Jemen, ku përjetimet më të rënda do të përkufizoheshin tek fëmijët e një lufte të harruar. Konflikti i ashpër atje i rrethuar me luftëtarët rebelë Houthi ka lënë të vrarë dhe të gjymtuar një numër të lartë të njerëzve. Trauma dhe heshtja e këtyre fëmijëve tashmë është bërë njësh me përditshmërinë e përvajtuar.
Sipas baballarëve, djemtë e tyre janë goditur nga bombardimet Houthi dhe se ata në nuk luajnë më jashtë me fëmijët e tjerë, janë me aftësi të kufizuara, janë të frikësuar dhe kanë probleme psikologjike, kështu duke u pamundësuar edhe shkollimin bazë.
Ajo që filloi si një luftë civile është nxitur nga rivalët rajonalë që mbështesin palët kundërshtare.
Arabia Saudite sunite mbështet qeverinë e njohur ndërkombëtarisht të Jemenit, Irani shiit mbështet lëvizjen Houthi, të njohur zyrtarisht si Ansar Allah (ose Mbështetësit e Zotit). Në shtator 2014, Houthis pushtoj kryeqytetin e Jemenit, Sanaa, duke dëbuar qeverinë. Pranvera e ardhshme një koalicion ky i udhëhequr nga Arabia Saudite e cila u mbështet nga SHBA-të. Rebelwt Houthis ende mbajnë kryeqytetin. Çdo shtëpi në këtë rrugë në Jemen jeton mes frikës. Mjekët vendas treguan se që nga viti 2015, kanë trajtuar rreth 100 fëmijë të gjymtuar nga bombardimet Houthi, minat dhe municionet e pashpërthyera.
Konflikti i Jemenit është tani në një flakë më të ulët - që nga një armëpushim i ndërmjetësuar nga OKB vitin e kaluar që zgjati për gjashtë muaj. më nuk është as luftë gjithëpërfshirëse, por as nuk është paqe. Në të gjithë vendin, agjencitë e ndihmës po zvogëlohen ditë e më shumë.
Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së ka bërë tashmë shkurtime të thella, në veri dhe në jug. Banorët thonë se nëse donatorët ndërpresin furnizimet me ushqim fëmijëve jemenas nuk u mbetët gjë tjetër përveç të luftojnë me jetën.
Fëmijët e Jemenit i ka kapluar trajektorja e luftës, urisë dhe varfërisë, gjendje kjo e ngulitur për një kohë të gjatë në shtëpitë e tyre.























