Milan transferon sulmuesin nigerian të Villarrealit
BKT
Sport

Milan transferon sulmuesin nigerian të Villarrealit

Uran Krasniqi/RTKLive

Samuel Chimerenka Chukwueze është futbollisti më i ri i Milanit. Për transferimin e tij ka njoftuar klubi italian të enjten.

"Milan është i kënaqur të njoftojë nënshkrimin me Samuel Chimerenka Chukwueze nga Villarreal. Sulmuesi nigerian ka nënshkruar për kuqezinjtë deri më 30 qershor 2028. Samuel Chukwueze ka zgjedhur fanellën me numrin 21", ka bërë të ditur klubi i Serisë A.

Chukwueze ka realizuar 207 ndeshje me Villarrealin, duke shënuar tridhjetë e shtatë gola. Ai ka luajtur njëzet e tetë herë për Nigerinë dhe ka shënuar katër gola.