Dukagjini mposhtet nga Rijeka
BKT
Sport

Dukagjini mposhtet nga Rijeka

Uran Krasniqi/RTKLive

Dukagjini i Klinës është mposhtur në ndeshjen e parë në kuadër të raundit të dytë kualifikues të Conference League.

Përballë skuadrës kroate, Rijeka është mposhtur minimalisht. 
Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë rezultati përfundimtar ka qenë 0-1.
Ka qenë minuta e njëzet e nëntë kur Jankovic ka shënuar gol të bukur nga distanca. 
Me atë gol edhe është mbyllur pjesa e parë. 
Pjesa e dytë nuk ka prodhur ndonjë gjë nga skuadra kosovare. 
Nga minuta e gjashtëdhjetë e dytë kur Merlaku është ndëshkuar me karton të kuq, Dukagjini ka mbetur me dhjetë lojtarë në fushë. 
Megjithatë në dispozicion të Dukagjinit për të synuar përmbysjen është edhe një nëntëdhjetë minutësh i plotë pas një jave në Rijekë. 

Rijeka i shënon Dukagjinit

Dukagjini nuk i ka rezistuar më shumë se tridhjetë minuta Rijekës.

Në ndeshjen e parë të rrethit të dytë të Conference League që po zhvillohet në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë kroatët kanë kaluar në epërsi. 

Ka qenë minuta e njëzet e nëntë kur Jankovic ka shënuar gol të bukur nga distanca. 

Megjithatë deri në fund të ndeshjes janë edhe rreth gjashtëdhjetë minuta. 

Dukagjini - Rijeka, formacionet

Dukagjini dhe Rijeka takohen sonte për ndeshjen e parë në kuadër të raundit të dytë kualifikues të Conference League. Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare.No description available.