Jo vetëm Rashicën, Galatasaray afër nënshkrimit edhe me yllin e Unitedit
BKT
Sport

Jo vetëm Rashicën, Galatasaray afër nënshkrimit edhe me yllin e Unitedit

F.Bytyqi/RTKLive

Gjiganti turk Galatasaray është afër ta kompletojë transferimin e mesfushorit të Manchester Unitedit, Fred.

Braziliani është ‘goditja’ e madhe e skuadrës nga Stambolli, që siguruan shërbimet e Wilfried Zahas si dhe janë afër të kompletojnë edhe marrëveshjen me Milot Rashicën.

Fred që kërkohet edhe nga Fulhami është i hapur për kalimin te Galata, një marrëveshje që ka mbetur peng vetëm i çmimit të lojtarit.

Man United synon shtijën e brazilianit mirëpo kërkon një vlerë të caktuar dhe nuk duan ta shesin në një çmim jo të volitshëm, gjë që e treguan duke refuzuar ofertën hapëse të gjigantit turk.

Me ardhjen e Fredit, Galata po përgatitet ta ruaj titullin kampion në Superligën Turke, si dhe të arrijë sa më larg në Ligën e Kampionëve.