Leipzig i vazhdon kontratën Roses deri më 2025
BKT
Sport

Leipzig i vazhdon kontratën Roses deri më 2025

Uran Krasniqi/RTKLive

Marco Rose do të vazhdojë si trajner i klubit gjerman, Leipzig. 

Skuadra gjermane ka njoftuar të premtën se i ka vazhduar kontratën dyzet e gjashtë vjeçarit deri më 2025. 

Drejtori sportiv i Leipzig, Max Eberl, ka vlerësuar Roses, duke thënë se ai ishte i përshtatshëm për skuadrën. 
Vetë Rose ka thënë se është i kënaqur që menaxhmenti ka besuar tek ai në mënyrë që të vazhdoj të jetë pjesë e skuadrës. 

Rose më parë ka qenë trajner te Borussia Dortmund dhe te Salzburg.