21:23 / 29.07.2023
Muriqi shënon gol në testin parasezonal kundër Sunderland
Uran Krasniqi / RTKLive
Vedat Muriqi ka treguar se po kalon në formë të mirë në ndeshjen Mallorca - Sunderland, një test ky parasezonal për të dyja skuadrat.
Në ndeshjen e mbyllur me rezultat të barabartë 1-1, Muriqi ka shënuar gol në minutën e dyzet e shtatë. Me golin e tij të realizuar me kokë skuadra spanjolle ka balancuar situatën, pasiqë nga minuta e katërt ishte në disavantazh, pas golit të Luis Semedo.
Në edicionin e fundit, Muriqi ishte protagonist kyç tek Mallorca, duke qenë golshënuesi më i mirë.























