James i bashkohet Sao Paulos
BKT
Sport

James i bashkohet Sao Paulos

Uran Krasniqi / RTKLive

James Rodriguez i është bashkuar Sao Paulos si lojtar i lirë.

Sipas një njoftimi nga skuadra e Serisë A braziliane, kolumbiani ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare. 

James së fundmi ishte pjesë e Olympiakosit në Greqi. 

Rodriguez ka luajtur për disa klube evropiane. Mes tjerash, ai ka qenë pjesë e Portos, Monacos e Real Madridit. 

Kolumbiani në Botërorin e vitit 2014 kishte fituar Këpucën e Artë, pasi kishte shënuar gjashtë gola.