Zulfiu thotë se ai dhe bashkëlojtarët do ta japin maksimumin kundër Rijekës
BKT
Sport

Zulfiu thotë se ai dhe bashkëlojtarët do ta japin maksimumin kundër Rijekës

Uran Krasniqi/RTKLive

Futbollisti i Dukagjinit të Klinë s, Iljasa Zulfiu ka thënë  se ai dhe bashkëlojtarët e tij nuk do të kursehen për një rezultat pozitiv në Kroaci kundër Rijekës. 

Skuadra ka mbyllur stërvitjen e fundit një ditë para ndeshjes ndaj  Rijekës ne kuadër të Conference League, për rrethin e dytë kualifikues. Ndeshja zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:15. 

"E kemi analizuar ndeshjen e kaluar. Shpresojmë ta japim maksimumin. Ne e dimë kualitetin e Rijekës. Të shohim se si do të jetë në fushë", ka thënë ai.
 
Ndeshja e parë në Prishtinë është mbyllur me fitoren e skuadrës kroate me rezultat 0-1.