Liria transferon Andri Stafën
BKT
Sport

Liria transferon Andri Stafën

Uran Krasniqi/RTKLive

Skuadra e saponjgjitur në elitën e futbollit kosovar, Liria e Prizrenit ka transferuar futbollistin Andri Stafa. Njoftimi ka ardhur nga vetë klubi të enjten.

"Mesfushori ofansiv Andri Stafa nënshkruan me Lirinë. Ish-lojtari i Tiranës dhe i Llapit sot i është bashkangjitur klubit tonë. Njëzet e një vjeçari pritet ta plotësojë fuqishëm mesfushën bardhezi", ka njoftuar klubi prizrenas. 

Liria gjatë edicionit të kaluar doli e para në Ligën e parë, ndërsa për t'u bërë pjesë e Superligës e mposhti Ferizajn në barazh.