18:09 / 03.08.2023
Reka e mbyllë Botërorin e mundjes në vendin e pestë
Uran Krasniqi/RTKLive
Mundësja kosovare, Lonisa Reka, e ka mbyllur Botërorin U-17 në vendin e pestë të kategorisë -49 kg.
Reka ka pësuar humbje nga Heather Marie Crull e SHBA-së të enjten në luftën për medalje të bronztë.
Komiteti Olimpik i Kosovës e ka vlerësuar paraqitjen.
"Vendi i pestë në Kampionat Botëror vlerësohet sukses për Rekën, që dalëngadalë po e dëshmon se ka të ardhme të ndritur për mundjen", ka theksuar KOK përmes një komunikate.























