Mevlan Zeka i bashkohet Suharekës
BKT
Sport

Mevlan Zeka i bashkohet Suharekës

Uran Krasniqi/RTKLive

Mevlan Zeka ka vendosur që karrierën ta vazhdojë te Suhareka. Ka qenë klubi që ka njoftuar për arritjen e marrëveshjes të enjten.

"Ju njoftojmë që skuadra jonë është përforcuar me super sulmuesin Mevlan Zeka, i cili përkundër shumë ofertave dhe thirrjeve zgjodhi ta përfaqësojë Suharekën për të arritur objektivat madhore të klubit", ka njoftuar klubi suharekas. 

Zeka që së fundmi ishte pjesë e Gjilanit, më herët ka bërë karrierë edhe te Feronikeli e Ballkani.

Suhareka garon në Ligën e parë të Kosovës.