17:11 / 04.08.2023
Guardiola shpreson që të mbyllet sa më parë marrëveshja me Gvardiol
Uran Krasniqi/RTKLive
Pep Guardiola shpreson që Manchester City të përfundojë për pak ditë nënshkrimin e mbrojtësit Josko Gvardiol.
Njëzet e një vjeçari tashmë ka kaluar procedurën e testeve mjekësore në Angli.
Siç kanë raportuar mediat, City dhe Leipzig, ku luan Gvardiol, janë afër një marrëveshje e cila kapë shifrën prej 90 milionë euro.
“Të gjithë e dinë se ai është këtu dhe shpresojmë se mund ta përfundojmë marrëveshjen në orët në vijim apo në ditët në vijim”, ka thënë Guardiola.
Premier League nis më 11 gusht dhe ndeshjen e parë Manchester City pritet ta zhvillojë si mysafir i Burnleyt.























