Leverkusen dhe Alonso e vazhdojnë bashkëpunimin edhe për dy vite
BKT
Sport

Leverkusen dhe Alonso e vazhdojnë bashkëpunimin edhe për dy vite

Uran Krasniqi/RTKLive

Xabi Alonso do të vazhdojë ta drejtojë skuadrën gjermane, Bayer Leverkusen.

Ai ka nënshkruar të premtën vazhdimin e kontratës edhe për dy vite, ka njoftuar klubi. 

Spanjolli në tetorin e vitit të kaluar e mori skuadrën në gjendje jo të mirë, por e udhëhoqi Leverkusenin drejt vendit të gjashtë në Bundesligë dhe deri në gjysmëfinale të Europa League. 

“Jam mirënjohës për këtë besim që më jep Bayer 04”, ka thënë Alonso. 

Leverkusen do të luajë sërish në Europa League në këtë sezon.