Ndeshja e Kosovës me Danimarkën përcaktuese për kualifikimet
BKT
Sport

Ndeshja e Kosovës me Danimarkën përcaktuese për kualifikimet

Uran Krasniqi/RTKLive

E shtuna pritet të jetë vendimtare për Kosovën e basketbollit, ku ndeshja me Danimarkën e përcakton nëse Kombëtarja e Kosovës do të marrë pjesë në kualifikimet për Eurobasket 2025.

Ndeshja Kosovë-Danimarkë zhvillohet më 5 gusht në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, ndërsa biletat kanë filluar të shiten dhe kushtojnë 3 Euro.

"Dardanët" duhet të fitojnë me shtatë pikë dallim ose më shumë për t'u bërë pjesë e kualifikimeve në Eurobasket 2025.

Ky është Rrethi i Tretë Parakualifikues, ku në grup ishte edhe Zvicra, që pësoi katër humbje. Danezët kanë tri fitore, kurse dardanët dy fitore e një humbje. Danimarka fitoi ndeshjen e parë ndaj Kosovës 82:75.

Në kualifikime marrin pjesë tridhjetë e dy shtete, ku më pas njëzet prej tyre kalojnë tutje, ndërsa Evropiani pas dy vjetësh do të zhvillohet në Letoni, Poloni, Finlandë dhe Qipro.