Shpat Zeka e fiton medaljen e artë në Lojërat Frankofone
BKT
Sport

Shpat Zeka e fiton medaljen e artë në Lojërat Frankofone

Uran Krasniqi/RTKLive

Xhudisti kosovar, Shpat Zeka ka fituar medaljen e artë në Lojërat Frankofone Kinshasa 2023.

Zeka në finale të lojërave që po mbahen në Kinshasa të Republikës Demokratike të Kongosë ka mundur rumunin, Eduard Serban, kategoria -100 kg.

Është kjo medalja e katërt për ekipin kosovar në Kinshasa 2023, pas të argjendtave të atletëve, Muhamet Ramadani e Gresa Bakraqi dhe të bronztës së xhudistit tjetër, Dardan Cena.