17:33 / 07.08.2023
Salah s`lëviz drejt Arabisë Saudite
Uran Krasniqi / RTKLive
Salah Ramy, agjenti i futbollistit, Mohamed Salah ka hedhur poshtë spekulimet që e lidhin sulmuesin me një transferim në Arabinë Saudite.
Së fundmi është përfolur për një lëvizje të egjiptianit drejt Al-Ittihad për një shifër rreth 155 milionë funte. Te njëjta skuadër është transferuar edhe Ish-bashkëlojtari i Salah, Fabinho.
Mirëpo agjenti i futbollistit ka mohuar një gjë të tillë.
"Mohamed mbetet i përkushtuar ndaj Liverpoolit. Nëse do të mendonim të largohej nga Liverpool në këtë vit, nuk do ta kishte rinovuar kontratën verën e kaluar", ka thënë Ramy.
Salah në 231 paraqitje në Premier League ka realizuar 139 gola.























