20:10 / 07.08.2023
Atalanta transferon Scamaccan nga West Ham
Uran Krasniqi / RTKLive
Gianluca Scamacca i është bashkuar Atalantas nga West Ham United, kanë njoftuar të hënën të dy klubet.
Sulmuesi italian iu bashkua skuadrës së Serisë A për një vlerë që sillet rreth 32 milionë euro.
“Atalanta B.C. i dëshiron mirëseardhje Gianlucas duke i uruar atij fat", thuhet në një deklaratë të klubit italian.
Transferimi vjen pasi Manchester United nënshkroi të shtunën me sulmuesin danez të Atalantas, Rasmus Hojlund.
Scamacca ka shënuar tetë gola në njëzet e shtatë paraqitje për Wet Hamin.























