Sommer i bashkohet Interit
Uran Krasniqi / RTKLive
Yann Sommer i është bashkuar Interit nga Bayern Munich, kanë njoftuar të hënën të dy klubet.
Vlera e transferimit dhe kohëzgjatja e kontratës nuk janë bërë të ditura, por sipas mediave italiane, Inter ka paguar rreth 6 milionë euro për portierin e Zvicrës.
Zvicerani kishte arritur në Munich në janar për të zëvendësuar Manuel Neuerin e lënduar.
"Ka fëmijë që ëndërrojnë të bëhen sulmues të mëdhenj dhe të tjerë që kanë lindur për të qenë në portë. E kjo vlen për Yann Sommer", ka thënë Inter në një komunikatë. "Përvoja, lidershipi dhe përkushtimi: këto janë të gjitha cilësi që Sommer tani është gati t'i shfaqë me skuadrën".
Pas debutimit në një miqësore kundër Rumanisë në maj të vitit 2012, Sommer ka bërë më shumë se tetëdhjetë paraqitje për Zvicrën.























