PSG huazon Goncalo Ramosin nga Benfica
BKT
Sport

PSG huazon Goncalo Ramosin nga Benfica

Uran Krasniqi / RTKLive

Paris St Germain ka huazuar nga Benfica sulmuesin portugez Goncalo Ramos. Sipas njoftimit të klubit francez të bërë të hënën, marrëveshja është për një sezon po me opsion blerje. 

"Paris Saint-Germain është një nga klubet më të mëdha në botë me një nga skuadrat më të mira. Jam krenar dhe i lumtur që bashkohem me PSG-në", ka thënë ai. 

Ramos ka debutuar me Benfican në vitin 2020, ku në 106 paraqitje për kampionin portugez ka shënuar dyzet e një gola dhe ka bërë gjashtëmbëdhjetë asistime. 

Marco Asensio, Milan Skriniar, Lee Kang-in, Hugo Ekitike, Lucas Hernandez dhe Manuel Ugarte janë emrat e tjerë që paraprakisht ka transferuar PSG, ndërsa është pranë përfundimit të një marrëveshje edhe me sulmuesin francez Ousmane Dembele që aktualisht është te Barcelona.