Osimhen dhe Rrahmani shqetësojnë Napolin
BKT
Sport

Osimhen dhe Rrahmani shqetësojnë Napolin

RTSH

Vigjilja e sezonit të ri ka qenë e mallkuar për Napolin. Skuadra kampione në fuqi e Italisë me shumë mundësi nis mbrojtjen e titullit pa dy prej lojtarëve të vet kryesorë.

Viktor Osimhen ka shqetësuar jo pak stafin mjekësor të Napolit duke qenë se në përfundim të stërvitjes ka pësuar një dëmtim në kyçin e këmbës së djathtë.

Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për një shembje të kaviljes dhe lojtari do të duhet që të qëndrojë jashtë fushe për disa javë.

Ndërkohë, probleme muskulore kanë frenuar Rrahmanin. Mbrojtësi shqiptar ka kërkuar ndihmën mjekësore pak pasi nisi stërvitja ndërkohë që gjendja e tij do të vlerësohet gjatë orëve në vazhdim.