Njëmbëdhjetë persona të zhdukur nga zjarri në Francë
Ardiana Gashi / RTK
Njëmbëdhjetë persona mbeten të pagjetur dhe dyshohet se kanë vdekur pasi një zjarr shpërtheu në një shtëpi pushimi në Francën lindore herët në mëngjesin e së mërkurës, thanë autoritetet.
Gati 80 zjarrfikës u dërguan për të shuar flakët në La Forge pasi shërbimet e urgjencës u alarmuan në orën 06:30 me orën lokale të mërkurën.
11 personat e zhdukur konsiderohen "të vdekur potencialisht", tha një zyrtar lokal për agjencinë e lajmeve AFP.
Zjarri duket se ka rënë në një pronë të përdorur nga një organizatë bamirëse që ndihmon të rinjtë me aftësi të kufizuara.
Të paktën një person është dërguar në spital, pasi 17 janë evakuuar.
Duke konfirmuar se një operacion shpëtimi po vazhdon, ministri i Brendshëm tha se ka të ngjarë të ketë pasur disa viktima nga zjarri në qytetin, i cili ndodhet pranë ëintzenheim, afër kufirit gjerman.
Në një deklaratë, qeveria lokale për rajonin Haut-Rhin tha se 11 personat e zhdukur ishin pjesë e një grupi nga Nancy, gjithashtu në Francën lindore.
Christophe Marot tha se njerëzit që ishin brenda ndërtesës kur shpërtheu zjarri nuk janë gjetur.























