Bombardimet ruse në Ukrainë, vritet një foshnjë trejavëshe
BKT
Rajoni dhe Bota

Bombardimet ruse në Ukrainë, vritet një foshnjë trejavëshe

Përgatiti: Dardan Ramabaja

Një foshnjë vetëm 22 ditëshe dhe vëllai i saj 12-vjeçar dhe prindërit e tyre janë në mesin e shtatë personave të vrarë nga predhat ruse në Ukrainën jugore të dielën.

Bombat goditën shtëpinë e tyre familjare në fshatin Shyroka Balka në Kherson, njofton Ministri i Brendshëm Igor Klymenko.

Të vdekurit përfshinin gjithashtu një banor tjetër të fshatit dhe dy burra në Stanislav fqinj, ndërsa trembëdhjetë të tjerë u plagosën nga granatimet.

"Terroristët duhet të ndalohen. Ata duhet të ndalohen me forcë, ata nuk kuptojnë asgjë tjetër." ka shkruar ministri Klymenko.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, përdori fjalimin e tij të përditshëm drejtuar kombit për të dënuar sulmin "brutal" në Shyroka Balka.

Ai shtoi se kishte pasur 17 raportime për granatimet ruse vetëm në Kherson, dhe shumë të tjera më gjerë.

Kherson ishte një nga katër rajonet në Ukrainë që presidenti rus Vladimir Putin pretendoi se i kishte aneksuar vitin e kaluar.

Ushtria e Ukrainës rimori pjesën perëndimore të rajonit në nëntor. Trupat ruse kanë vazhduar të bombardojnë zonën nga përtej lumit Dnipro.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota