Arrin në 99 numri i viktimave nga zjarret shkatërruese në Hawaii
Përgatiti: Hanife Osmani
Zjarret në Hawaii kanë shkaktuar shkatërrim në shkallë të plotë në qytetet e prekura. Njoftohet se në ditë gjenden 10-20 trupa të pajetë.
Zjarret më shkatërruese në njëqind vjeçarin e fundit në Hawaii kanë rritur numrin e vdekjeve në 99-sosh. Sipas guvernatorit Josh Green, duhen së paku 10 ditë të vlerësohet saktësisht numri i vdekjeve. Numri i të zhdukur tanimë ka arritur shifrën e 1300 personave, shtoi ai.
Guvernatori theksoi se në 25% e zonës së prekur nga zjarri është kërkuar për trupa të vdekur, identifikimi i të cilëve është bërë mjaftë i vështirë. Qyteti i Lahania është shkatërruar pothuajse i tëri, nuk mund të shihet asgjë tjetër përveç një shkatërrimi në shkallë të plotë, tha Green para gazetarëve.
Sipas ekipeve të kërkim-shpëtimit, në ditë mund të gjendën 10 deri në 20 trupa. Ata thanë se 20 qenë të trajnuar për të kërkuar kufoma janë vënë në dispozicion nga Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave.
Edhe administratorja Deanne Criswell e Menaxhimit të Emergjencave, deklaroi se nuk dihet sa kohë do të zgjasë misioni i kërkimit, duke e quajtur situatën jashtëzakonisht të rrezikshme. Një padi kolektive u ngrit të shtunën kundër ofruesit më të madh të energjisë elektrike në Hawaii, Hawaii Electric, i cili pretendon se linjat e energjisë të rrëzuara të kompanisë kontribuuan në zjarret.
Padia akuzon kompaninë për dështimin në mbylljen e linjave të rrëzuara pavarësisht paralajmërimit të avancuar nga Shërbimi Kombëtar i Motit që paralajmëronte se Haëaii ishte në gatishmëri të lartë për zjarre. Mbyllja e përkohshme e energjisë elektrike për të reduktuar rrezikun e zjarrit është një taktikë e përdorur në shtetet perëndimore të SHBA-së, ku zjarret janë të zakonshme.























