Anglia në finale e madhe të Botërorit, mposht Australinë
F.Bytyqi/RTKLive
(E plotësuar) Anglia është kualifikuar në finalen e Kampionatit Botëror për femra, pasi të mërkurën mposhti Australinë, me rezultat 3-1, në gjysmëfinalen e luajtur në Sidnej.
Dueli mes Australisë dhe Anglisë, ka dhuruar një sfidë interesante me aksion dhe raste të mira si dhe katër gola të shënuara.
Pjesa e parë mes këtyre dy kombëtareve është mbyllur me epërsinë e skuadrës angleze prej 0-1.
E.Tonne në minutën e 36-të zhbllokojë lojën duke kaluar Anglinë në avantazh minimal, rezultat më të cilën skuadrat shkuan në pushim.
Në fraksionin e dytë të lojës, Australia përmes Kerr (63’), barazoi shifrat në 1-1.
Megjithatë, anglezet shpejtë e rikthyen epërsinë me golin e Hemp (71’), derisa Russo (86’), i dha goditjen e nokautit Australisë, duke shënuar golin e tretë për Anglinë.
Anglia në finalen e madhe të këtij Botërori do të ndeshet me Spanjën, ndeshje e cila do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK.
Mbyllet pjesa e parë, Anglia në epërsi kundër Australisë
Ka përfunduar pjesa e parë e gjysmëfinales së dytë të Kampionatit Botëror në futboll për femra, sfidë të cilën po e sjellë drejpërdrejt Radio Televizioni i Kosovës (RTK).
Australia dhe Anglia po luajnë në gjysmëfinalen e këtij evenimeti të madh të futbollit.
Pjesa e parë mes këtyre dy kombëtareve është mbyllur me epërsinë e skuadrës angleze prej 0-1.
E.Tonne në minutën e 36-të zhbllokojë lojën duke kaluar Anglinë në avantazh minimal, rezultat më të cilën skuadrat shkuan në pushim.
Skuadra e cila do të fitojë këtë ndeshje do të përballet me Spanjën në finalen e këtij Botërori.
Pas pak nis pjesa e dytë.























