Më shumë se 60 emigrantë vdesin në Atlantik
BKT
Foto: BBC
Rajoni dhe Bota

Më shumë se 60 emigrantë vdesin në Atlantik

Përgatiti: Flutura Bekqeli/RTK

Më shumë se 60 persona dyshohet se kanë vdekur pasi një varkë me emigrantë u gjet në Afrikën Perëndimore. Varka u largua nga fshati senegalez i peshkimit Fasse Boye më 10 korrik me 101 persona në bord.

Tridhjetë e tetë njerëz përfshirë fëmijë, u shpëtuan, dhe u ndihmuan në breg, disa me barela, në ishullin Sal në Afrikën Perendimore. Thuajse të gjithë ata që ishin në bordin e varkës, e cila ishte në det për më shumë se një muaj, mendohet se ishin nga Senegali.

Zyrtarët e Cape Verde kanë bërë thirrje për veprime globale për migracionin për të ndihmuar në parandalimin e humbjeve të mëtejshme të jetëve. Anija u pa për herë të parë të hënën, tha policia për agjencinë e lajmeve AFP.

Raportet e para sugjeruan se anija ishte mbytur, por më vonë u sqarua se ajo ishte gjetur duke lëvizur. Varka prej

druri u pa pothuajse 320 km larg Salit, një pjesë e Cape Verde, nga një anije peshkimi spanjolle, e cila më pas njoftoi autoritetet, tha policia.

Varka u largua nga fshati senegalez i peshkimit Fasse Boye më 10 korrik me 101 persona në bord, tha ministria e jashtme e Senegalit, duke cituar të mbijetuarit. Vendet e tjera të origjinës së pasagjerëve thuhet se përfshijnë Sierra Leone dhe Guinea-Bissau.

Të mbijetuarit mund të kenë përfunduar në Cape Verde, por pothuajse me siguri nuk ishte destinacioni i tyre i synuar. Arkipelagu ndodhet rreth 600 km larg brigjeve të Afrikës Perëndimore dhe në rrugën e migrimit për në Ishujt Kanarie, një territor spanjoll që shihet nga shumë njerëz si një rrugë drejt BE-së. Sipas IOM-it, ky është një nga udhëtimet më të rrezikshme që çdo migrant mund të bëjë.

Si gjithmonë me migrimin e parregullt, shifrat e sakta janë të vështira për t'u arritur, por midis 2020 dhe 2023 të paktën 67,000 njerëz mbërritën në Ishujt Kanarie. Gjatë të njëjtës periudhë, pak më shumë se 2500 humbën jetën. IOM thekson se kjo shifër mbulon vdekjet që janë regjistruar. Duke pasur parasysh natyrën e parregullt dhe të fshehtë të rrugës, shifra e vërtetë mund të jetë shumë më e lartë.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota