22:01 / 18.08.2023
Luciano Spalletti zyrtarisht merr drejtimin e Italisë
F.Bytyqi /RTKLive
Tashmë edhe zyrtarisht Luciano Spalletti është trajneri i ri i Kombëtares së Italisë.
Spalletti do të jetë pasues i Roberto Mancinit, i cili pak ditë më parë u largua nga bankina e ‘Azurrëve’.
Federata e Futbollit të Italisë, përmes një njoftimi, ka konfirmuar Spalletti në krye të bankinës së Italisë.
“FIGC njofton se ka arritur një marrëveshje me trajnerin toskan, i cili do të marrë rolin nga 1 shtatori. Prezantimi zyrtar do të mbahet në Coverciano për stërvitjen që i paraprin ndeshjeve kundër Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës”, është thënë në njoftimin e Federatës së futbollit italian.
Spalletti ka firmosur kontratën deri pas Kupës së Botës 2026.























