Nis shkarkimi i ujit nga Fukushima, OKB: Ky uji i plotëson standardet
BKT
Rajoni dhe Bota

Nis shkarkimi i ujit nga Fukushima, OKB: Ky uji i plotëson standardet

Ardiana Gashi /RTK

Japonia ka filluar të pompojë ujë nga centrali bërthamor Fukushima në Oqeanin Paqësor. Rregullatori atomik i OKB-së thotë se shkarkimi i ujit plotëson standardet e sigurisë dhe se nuk do të ketë ndikim të rrezikshëm te njerëzit dhe mjedisi.

Japonia ka filluar të pompojë ujë nga centrali bërthamor Fukushima në Oqeanin Paqësor ujë ky që, sipas zyrtarëve japonez, është pastruar duke përdorur pajisje të shumta për të reduktuar përqendrimet e substancave radioaktive.

Rregullatori atomik i OKB-së thotë se shkarkimi plotëson standardet e sigurisë dhe do të ketë një ndikim "jo të rrezikshëm" te njerëzit dhe mjedisi. Por vendimi ka shkaktuar shqetësim në Kinë, Korenë e Jugut dhe ishujt e Paqësorit - me Hong Kongun dhe Macau që kanë vendosur ndalesa për ushqimet nga deti i Japonisë.

Japonia thotë se e ka filtruar ujin në një izotip kryesor radioaktiv që i bie se tritiumi nuk mund të hiqet nga uji, kështu që do të hollohet. Kufiri i tritiumit të ujit të Fukushimës do të jetë 1500 bekerel në litër, gjashtë herë më pak se kufiri i vendosur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për ujin e pijshëm.

Periudha e parë e lëshimit është planifikuar të kryhet për 17 ditë rresht dhe do të përfshijë gjithsej 7800 ton ujë të trajtuar të holluar me ujë deti.

Kompania planifikon të lëshojë 31,200 tonë ujë këtë vit fiskal, që është rreth 30 cisterna. Uji i trajtuar ruhet në më shumë se 1000 rezervuarë, të cilët tani mbajnë një total prej rreth 1.34 milionë tonë, ose 98 për qind të kapacitetit të ruajtjes së fabrikës.

Japonezët kanë mendime të ndryshme për vendimin e vendit për të filluar lëshimin e më shumë se 1milion tonë metrikë ujë radioaktiv nga centrali bërthamor në oqean të enjten ata kanë thënë se kryeministri Fumio Kishida nuk kishte arritur të merrte mjaftueshëm përkrahje nga qytetarët përpara se të merrte vendimin. Sipas tyre ky proces është një shqetësim sigurie për familjet dhe se situata aktuale e lejimit të akumulimit të ujit në fabrikë nuk mund të vazhdojë.

Uji është përdorur kryesisht për të ftohur reaktorët bërthamorë të dëmtuar në vitin 2011 kur valët e cunamit u përplasën në termocentralin në bregdetin në veri të Tokios pas një tërmeti.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota