Pioli para derbit me Romën: Ardhja e Lukakut nuk na tremb, por na stimulon
BKT
Sport

Pioli para derbit me Romën: Ardhja e Lukakut nuk na tremb, por na stimulon

F.Bytyqi/RTKLive

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, në një konferenën për media, ka folur para ndeshjes me Romën.

‘Romakët’ dhe ‘Rossonerët’ do të përballen nesër mbrëma në derbin e kësaj fundjave në Serie A.

Skuadra e Jose Mourinhos në duel me milanistët do të jetë më e fortë pasi që pritet debutimi i Romelu Lukakut, i cili tashmë i është bashkuar Romës në formë huazimi nga Chelsea.

Pioli thotë se ardhja e Lukakut nuk e tremb skuadrën e tij, por sipas tij, e stimulon.

“A e komplikon Lukaku ndeshjen e ndaj Romës në transfertë? Jo shumë për sa i përket ambientit, sepse janë shitur biletat në Romë gjithmonë. Por është bukur të luash në stadiume plot me këtë atmosferë. Ne punojmë për këto ndeshje. Ardhja e Lukakut nuk na tremb, por na stimulon”, ka thënë Pioli.