City shënon fitoren e katërt radhazi në Premier League
BKT
Sport

City shënon fitoren e katërt radhazi në Premier League

Uran Krasniqi/RTKLive

Manchester City ka vazhduar me ecje të mirë në sezonin e ri të Premier League duke arritur fitore me lehtësi kundër Fulhamit në ndeshjen e sotme. 

Përballja e sotme në "Etihad Stadium" është mbyllur me rezultat 5-1 në favor të skuadrës së drejtuar nga Pep Guardiola. 

Norvegjezi Erling Haaland ka qenë kontributdhënësi më i madh për fitoren, duke shënuar tri herë dhe duke asistuar një herë. 

Alvarez (31') Ake (45+5') Haaland (58', 70', 90+5') kanë realizuar për Cityn, derisa golin e vetëm për mysafirët e ka realizuar Ream në minutën e tridhjetë e tretë. 

Pas katër ndeshjesh të zhvilluara City e kryeson tabelën me dymbëdhjetë pikë.