18:24 / 02.09.2023
Real Madrid arrin fitore të mundimshme ndaj Getafe
Uran Krasniqi/RTKLive
Një fitore në frymën e fundit ka qenë ajo e Real Madridit kundër Getafe të shtunën në "Santiago Bernabeu" në kuadër të La Liga.
Rezultati i takimit ka qenë 2-1.
Getafe ka kaluar në avantazh në minutën e njëmbëdhjetë, kur pas një gabimi të mbrojtjes madrilene Mayoral ka shënuar.
Me këtë disavantazh të Real Madridit është mbyllur pjesa e parë.
Deri te barazimi mbretërit kanë ardhur me një gol të konfirmuar nga VAR në minutën e dyzet e shtatë autor i të cilit ka qenë Joselu.
Kur është dukur se ndeshja do të mbyllej me barazim, në skenë ka dalur Bellingam, i cili në minutën e dytë të kohës shtesë ka shënuar për fitoren.
Pas katër ndeshjesh të zhvilluara Real Madrid e kryeson tabelën me dhjetë pikë.























