Turner: Mbështesim integritetin territorial e karakterin multietnik të BeH
BKT
Rajoni dhe Bota

Turner: Mbështesim integritetin territorial e karakterin multietnik të BeH

B.H. / RTKlive

Kongresmeni amerikan, Mike Turner, pas vizitës në Kosovë dhe Serbi, ka vazhduar qëndrimin e tij në Ballkanin Perëndimor, duke e vizituar Bosnje e Hercegovinën.

Turner përmes një postimi në 'X' ka thënë se ka qenë kënaqësi që të takohet me dy anëtarët e Presidencës së BeH-së, Zheljko Komshiq dhe Denis Beqiroviq, teksa ka thënë se SHBA mbështet integritetin territorial dhe karakterin multietnik të këtij shteti.

“Shtetet e Bashkuara janë mbështetëse të qëndrueshme të integritetit territorial, sovranitetit dhe karakterit multietnik të Bosnjës dhe Hercegovinës”, ka shkruar ai.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota