Bayern realizon fitore me mund në Monchengladbach
BKT
Sport

Bayern realizon fitore me mund në Monchengladbach

Uran Krasniqi/RTKLive

Bayern Munich ka përfunduar serinë prej pesë ndeshjesh pa fitore në Borussia-Park (Monchengladbach). 

Kjo pasi të shtunën ka fituar kundër skuadrës vendase në një ndeshje të vështirë për bavarezët, ku është dashur të realizojnë përmbysje. 

Në ndeshjen e javës së tretë Bayern ka triumfuar me rezultat 1-2. 

Vendasit kanë kaluar në epërsi në minutën e tridhjetë e tetë me golin e Itakura, çka me një rezultat të tillë është mbyllur edhe pjesa e parë. 

Bavarezët provonin të gjenin golin, por nuk ia dilnin. 

Bayern përfundimisht arriti golin e shumëpritur të barazimit kur Joshua Kimmich asistoi te Sane që e çoi topin tek rrjeta. 

Goli i fitores është realizuar nga M. Tel vetëm tre minuta para mbylljes së kohës së rregullt. 

Në tabelë Bayern ka nëntë pikë dhe gjendet në pozitën e dytë, por në situatë të njëjtë për nga pikët është edhe Bayer Leverkusen që është në vendin e parë.