Tajfuni Saola arrin në jug të Kinës
Përgatiti: Dardan Ramabaja/RTK
Tajfuni Saola, që është i nëntë i këtë vit, goditi dy herë të shtunën provincën Guangdong të Kinës jugore.
Në zonat e prekura bregdetare janë marrë masa me kohë për të garantuar sigurinë e banorëve vendas.
Tajfuni arriti në bregun jugor të qytetit Zhuhai të Guangdong-ut rreth orës 03:30, dhe më vonë u zhvendos përsëri në det. Në orën 13:50, ai u ul përsëri në ishullin Hailing në qytetin Yangjiang të Guangdong, dhe më vonë u dobësua në një stuhi tropikale.
Në përgjigje të stuhive dhe reshjeve të shiut të sjellë nga Saola të premten mbrëma dhe të shtunën në mëngjes, qeveritë lokale të rajoneve të prekura formuan grupe pune të posaçme për të kryer operacione emergjente shpëtimi dhe evakuimi.
Pas dobësimit të tajfunit, prodhimi dhe jeta në Guangdong janë kthyer në normalitet, përfshirë të gjitha shërbimet e transportit.
Sipas Observatorit Kombëtar, Saola pritet të zhvendoset në Gjirin Beibu në brigjet e Rajonit Autonom të Guangxi Zhuang dhe të vazhdojë të dobësohet.























