Korenica prezantohet te klubi turk
BKT
Sport

Korenica prezantohet te klubi turk

Uran Krasniqi/RTKLive

Skuadra turke Manisa Futbol Kulubu ka prezantuar futbollistin kosovar, Meriton Korenica.

"Klubi ynë ka nënshkruar kontratë dy plus një vjeçare me sulmuesin kosovar Meriton Korenica nga skuadra e Superligës së Kosovës, FC Ballkani", ka njoftuar skuadra turke. 

Manisa është skuadër që garon në nivelin e dytë të futbollit turk, po që aspiron inkuadrimin në elitë. 

Paraprakisht Korenica me anë të një postimi në Facebook ka folur për transferimin. 

"Falenderim nga zemra për klubin e FC Ballkanit, tifozët dhe qytetin e Suharekës. Është emocion i madh të shkruash për një ndarje, emocion akoma më i madh është kur nga ky klub po realizoj një ëndërr që shpresoj ta jetësoj deri në fund të karrierës time", ka thënë ai.