Fenerbahce tenton transferimin befasues të yllit së Arsenalit
BKT
Sport

Fenerbahce tenton transferimin befasues të yllit së Arsenalit

F.Bytyqi/RTKLive

Fenerbahce është duke punuar për të kompletuar blerjen e mesfushorit të Arsenalit Jorginho.

Me afatin kalimtar veror që në Turqi është ende i hapur, gjiganti turk po synon edhe një tjetër blerje.

“Ajansspor” raporton se i preferuari është italiani që nuk është në planet bazë të Artetas, ndërsa në rast që dështon marrëveshja atëherë edhe Wilfred Ndidi ndodhet në listë.

Një marrëveshje për Jorginhon shihet si shumë e vështirë sidomos pas lëndimit të Thomas Partey.

Ndërkohë, Jorginho preferon qëndrimin në “Emirates” edhe pse e di që e ka të vështirë të hyjë në formacionin e parë.