Për trazirat në Capitol, një ekstremist dënohet më 22 vjet burg
Përgatiti: Dardan Ramabaja/RTK
Ish-lideri i Proud Boys, Enrique Tarrio, është dënuar me 22 vjet burg për orkestrimin e sulmit në Kapitol më 6 janar 2021. Ky është dënimi më i gjatë i dhënë deri më tani për sulmin, kur ligjvënësit amerikanë ishin duke vërtetuar fitoren e presidentit Joe Biden.
Tarrio, 39 vjeç, nuk ishte në Uashington gjatë trazirave, por ndihmoi në organizimin e përfshirjes së grupit të ekstremit të djathtë.
Më shumë se 1,100 njerëz janë arrestuar nën akuzat për trazirat në ndërtesën e Capitolit.
Rebelët kishin dalë në mbështetje të presidentit të atëhershëm Donald Trump, i cili vazhdon të refuzojë humbjen e zgjedhjeve të vitit 2020. Trump ka premtuar se do të falë shumicën ose të gjithë protestuesit nëse ai rizgjidhet president në vitin 2024.
Tarrio u dënua për komplot në kryengritje, një akuzë të kohës së Luftës Civile në SHBA dhe akuza të tjera.
Përpara se të mësonte fatin e tij të martën, Tarrio i emocionuar i kërkoi falje policisë dhe banorëve të Uashington DC për rolin e tij në trazira.
"Unë jam jashtëzakonisht i turpëruar dhe i zhgënjyer që atyre u shkaktuan pikëllim dhe vuajtje," i ka thënë ai gjykatës federale të Uashingtonit, duke shtuar “ se do ti duhet të jetoj me atë turp për pjesën tjetër të jetës”.
Duke pranuar se Trump kishte humbur zgjedhjet presidenciale të nëntorit 2020, Tarrio tha: "ka thënë se nuk është i dhënë pas politikës, dhe se dëmtimi apo ndryshimi i rezultateve të zgjedhjeve nuk ishte qëllimi i tij”.
Tarrio u shpall gjithashtu fajtor në maj për akuza për pengim dhe konspiracion, çrregullim civil dhe shkatërrim të pronës qeveritare.
Prokurorët i kishin quajtur veprimet e tij "një akt të llogaritur terrorizmi", që meritonte një dënim me 33 vjet burg, kurse mbrojtja ka kërkuar maksimalisht 15 vjet.























