Samiti ASEAN bashkoi liderë botërorë
BKT
Rajoni dhe Bota

Samiti ASEAN bashkoi liderë botërorë

Hanife Osmani /RTK

Në Indonezi po mbahet samiti i shteteve aziatike i njohur si ASEAN, ku po marrin pjesë shtetet aziatike dhe zëvendës presidentja amerikane, Kamala Harris. Nga ky samit u bë thirrje për ulje të tensioneve dhe të rivalitetit mes superfuqive.

Në Samitin botëror të organizuar nga Azia Juglindore u bë thirrje për ulje tensioneve mes rivaliteteve në rritje të fuqive të mëdha e në vend të kësaj të shtohet fokusi në siguri dhe tregti.

Zëvendëspresidentja e SHBA, Kamala Harris, kryeministri kinez Li Qiang dhe ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov iu bashkuan samitit në kryeqytetin indonezian të udhëhequr nga Shoqata e Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN), së bashku me liderët e vendeve partnere Japonia,  Koreja e Jugut, India, Australia. dhe të tjerët.

Harris, duke marrë pjesë në takime në vend të Presidentit Joe Biden, përsëriti një angazhim të SHBA-së për rajonin.

"Shtetet e Bashkuara kanë një angazhim të qëndrueshëm ndaj Azisë Juglindore dhe më gjerësisht ndaj Indo-Paqësorit," tha ajo.

Indonezia tha se forumi duhet të jetë një vend për bashkëpunim dhe jo për mprehjen e armiqësive. Indonezia dhe vendet e tjera të Azisë Juglindore kanë paralajmëruar këtë javë për rivalitete "shkatërruese" midis fuqive të mëdha, një referencë ndaj tensioneve të afërta SHBA-Kinë që ata thonë se i vë në rrezik.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota