Kievi nis eksportin e grurit përmes porteve kroate
BKT
Rajoni dhe Bota

Kievi nis eksportin e grurit përmes porteve kroate

atsh

 Kievi ka filluar eksportin e grurit përmes porteve kroate, tha sot ministrja ukrainase e Ekonomisë, Yulia Svyridenko.

Svyridenko dhe kryeministri kroat, Andriy Plenkovich diskutuan eksportet e grurit ukrainas, gjatë një takimi dypalësh në samitin e Nismës së Tri Deteve, në Bukuresht.

“Gruri ukrainas tashmë është eksportuar përmes porteve kroate”, tha Svyridenko.

“Megjithëse kjo rrugë është e përshtatshme, ajo tashmë është e njohur… Ne besojmë se kjo rrugë logjistike do të luajë një rol të rëndësishëm në tregtinë dypalëshe midis vendeve tona edhe pas luftës”, shtoi ajo.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota