Kosovës i besohet organizimi i Lojërave Mesdhetare të vitit 2030
BKT
Sport

Kosovës i besohet organizimi i Lojërave Mesdhetare të vitit 2030

Uran Krasniqi/RTKLive

Kosova do të jetë nikoqire e Lojërave Medhetare më 2030.

Kështu është vendosur në Asamblenë e Përgjithshme të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare mbajtur në Heraklion të Greqisë.

Pesëdhjetë e pesë vota kanë qenë pro, tetë kundër dhe tri abstenime. 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se ky është një nder që i është bërë Kosovës.  

"Kosova nikoqire e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030. Arritje e jashtëzakonshme. Urime të gjithëve!", është shprehur Kurti. 

Ndryshe, kjo është hera e parë që Kosovës i besohet një organizim i tillë.  

Muaj më parë Komisioni vlerësues i Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG), i kryesuar nga presidenti i Komitetit Olimpik të Maltës, Julian Pace Bonello dhe sekretari i përgjithshëm i ICMG-së, Iakovos Filippousis kishin qëndruar në Kosovë për ta parë nga afër infrastrukturën sportive dhe për ta ditur nëse ajo i plotëson kushtet për një organizim të madh.